Aktualitet

Vijon të jetë në arrati, dënohet me 5 vite burg ish-kreu i Njësisë Administrative së Ungrejt

Dënimi, pritet të ankimohet në Gjykatën e Apelit nga mborjtja e tij, pasi avokatët mohuan përfshirjen e tij në kultivimin e drogës.

I.F
Vijon të jetë në arrati, dënohet me 5 vite burg ish-kreu i
Foto ilustruese

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar në mungesë me 5 vite burg, ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola. Kola, i cili vijon të jetë në arrati u shpall fajtor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” i kryer në bashkëpunim.

Në dosjen hetimore thuhet se ish-zyrtari është përfshirë në kultivimit e drogës në zonen malore të Ungrejt. Dënimi, pritet të ankimohet në Gjykatën e Apelit nga mborjtja e tij, pasi avokatët mohuan përfshirjen e tij në kultivimin e drogës.

Hetimet ndaj tij nisën në qershor të 2021, ku RENEA asgjësoi rreth 4 mijë bimë kanabis në zonën e Ungrejt në Lezhë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB