Aktualitet

Vijon ende zjarri te "5 Maji", shkrumbohen 200 biznese, zbulohet shkaku (VIDEO)

Flakët janë përhapur në mënyrë të frikshme, teksa raportohet se janë djegur 200 dyqane të zonës. 

zh.ll

Vijon ende zjarri te "5 Maji", shkrumbohen 200 biznese, zbulohet

TIRANË- Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në zonën e "5 majit" po vijon prej më shumë se dy orësh, teksa flakët sa vijnë e përhapen edhe më shumë, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfiëksve. Flakët janë përhapur në mënyrë të frikshme, teksa raportohet se janë djegur 200 dyqane të zonës. 

Shërbimet e Ushtrisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që të pranishëm në vendngjarje janë edhe 70 efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit. Aktualisht disa banorë janë evakuuar, ndërsa policia u bën thirrje qytetarëve, që të largohen nga perimetri i sigurisë.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Ka dyshime se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike nga një biznes që ka qenë brenda kapanonit. Megjithatë, sipas autoriteteve është ende herët për të arritur në përfundim pasi pritet një zbardhje e plotë e ngjarjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB