Aktualitet

Ç'po ndodh me zjarrin te "5 Maji"? Kërkohet ndërhyrja e Ushtrisë, evakuohen banorët, dyshohet se në magazina ka bombola gazi

Raportohet se për shkak të materialeve tekstile lehtësisht të djegshme, zjarri është vështirë të vihet nën kontroll, ndërsa dyshohet se brenda në magazina ka bombola gazi.

zh.ll
Ç'po ndodh me zjarrin te "5 Maji"? Kërkohet
zjarri te 5 maji

TIRANË- Situata ka agravuar me flakët te "5 Maji", pasi zjarri ka marrë përmasa të frikshme duke u përhapur me shpejtësi në mjediset e magazinave të tjera të tregut. Raportohet se për shkak të materialeve tekstile lehtësisht të djegshme, zjarri është vështirë të vihet nën kontroll, ndërsa dyshohet se brenda në magazina ka bombola gazi.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa një pjesë e banorëve në zonë janë evakuuar. Sa i përket dëmeve materiale, është shumë i madh, teksa rrezikojnë seriozisht dhe bizneset e tjera që janë në këtë zonë, pasi raportohet se zjarri është përhapur në një tjetër vatër.

Ndërkohë në vendngjarje janë përqendruar të gjitha forcat zjarrfikësve, si dhe janë tërhequr edhe ato që ndodheshin në Durrës për përmbytjet. Gjithashtu është lëshuar thirrje për ndihmë për Repartin Zjarrfikës të Durrësit, Vorës dhe Elbasanit, si dhe ndihma edhe e ushtrisë.

Ndërkohë, prefekti i Tiranës Afrim Qendro, theksoi se nuk ka lëndë të rrezikshme të përfshira nga zjarri, por janë kryesisht rroba. Qendro thotë se është kërkuar ndërhyrje, duke theksuar se situta është nën kontrollin e zjarrfikësve. Janë rreth 11 zjarrfikëse dhe 60 efektivë në terren.

“Po mundohemi që të rregullojmë problemin. Kjo është një magazinë e madhe, ku operojnë disa biznese. Nuk ka gjëra të rrezikshme, por rroba dhe sende të tjera. Po pritet të vijë dhe zjarrfikësja e Elbasanit, do vijnë dhe zjarrfikëset nga ushtria. Do na ndihmojnë me furnizimin me ujë. Nuk ka persona të lënduar. Forcat e rendit kanë siguruar një perimetër. Zjarri po vazhdon. Është zjarr masiv, është magazinë shumë e madhe dhe kërkon kohën e vet. Situata është nën kontrollin e zjarrfikësve. Janë në terren 11 zjarrfikëse dhe 60 efektivë”, tha prefekti Qendro./ZËRI

Poll

MOS HUMB