Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Këngëtarja ka denoncuar shpërndarësin e videove duke përjashtuar kompozitorin, pasi sipas saj nuk është ai personi që ka nxjerrë videot.

F.I
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën
Adrian Hila

TIRANË-Në polici ka mbërritur denoncimi i parë në lidhje me videot intime të publikuara në rrjete sociale me dhjetëra artiste, me protagonist kompozitorin Adrian Hila. Sipas Top Channel, bëhet fjalë për këngëtaren nga Kosova me inicialet E. A, e cila ka deklaruar në Polici gjithçka që dinte për rrethanat e ngjarjes.

Këngëtarja ka denoncuar shpërndarësin e videove duke përjashtuar kompozitorin, pasi sipas saj nuk është ai personi që ka nxjerrë videot. Ajo ka bërë përgjegjës një prej personave të parë që i ka nxjerrë videot në portale dhe e ka përmendur atë me emër si pjesë e videove. 

Policia ka kontaktuar edhe me një këngëtar të ri të dalë nga talent show-t për fëmijë me inicialet G.H, i cili po ashtu shfaqet në momente intime me kompozitorin. I riu ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe ka nisur kur ai ka qenë në moshë madhore. 

Për këtë ngjarje blutë e Tiranës kanë referuar materialet në prokurori për 4 vepra penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve deh ndërhyja e padrejtë në jetën private.

Lidhur me rastin kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, lidhur me videot intime me dhjetëra artiste të publikuara së fundmi në rrjete. Hila deklaroi se kamerat ishin instaluar në vitin 2022, shumë kohë para publikimit të videove intime që shkaktuan skandalin. Sipas versionit të tij, ato ishin kamera të thjeshta, të cilat nuk kishin memorie për të ruajtur imazhet, por funksiononin online.

Poll

MOS HUMB