Aktualitet

VIDEO/ U përdor për masakrën e Shkodrës, momenti kur u grabit "Range-i" në Durrës, i përkiste punonjësit të Portit

Sipas denoncimit të pronarit të mjetit, grabitja është bërë poshtë banesës së tij që në 17 prill të këtij viti, në lagjen 12 të qytetit të Durrësit. 

k.m.
VIDEO/ U përdor për masakrën e Shkodrës, momenti kur u
Makina e grabitur

SHKODËR- Publikohet videoja e grabitjes së makinës së përdorur nga autorët në masakrën e Shkodrës. Sipas denoncimit të pronarit të mjetit, grabitja është bërë poshtë banesës së tij që në 17 prill të këtij viti, në lagjen 12 të qytetit të Durrësit. Edhe pse u dogj plotësisht pas ngjarjes, ekspertiza ka mundur të rikuperojë numrin e shasisë së mjetit dhe ka bërë kështu edhe lidhjen me mjetin e vjedhur në Durrës.

"A2 CNN" mëson se makina ka qenë në pronësi të një punonjësi të sigurisë në Portin e Durrësit. Tani hetuesit po përpiqen që të lidhin "fijet" me blerësit e mjetit dhe itineratin që makina ka bërë nga Durrësi për në Shkodër, atje ku u përdor 7 muaj pas grabitjes për të vrarë. 


Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe dy kalimtarëve të rastit, Flutura dhe Bashkim Basha. Ata po shkonin në shtëpi, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndërroi jetë të dielën në spital.

Ndërsa dy persona po kërkohen nga Policia e Shkodrës, Izmir Sakicaj, 23 vjeç, dhe Samuel Troshani, 24 vjeç, pasi dyshohet se kanë lidhje me masakrën e Dobraçit. Ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre por dyshohet se mund të jenë larguar drejt Malit të Zi.

Hetuesit gjithashtu vijojnë kërkimet për të zbuluar se cili është personi i tretë në mjetin e viktimave, Hamza Lici e Arlind Bushati. Nuk përjashtohet mundësia që personi në fjalë të jetë i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i Hamzait. Por ka një detaj që e hedh poshtë këtë teori. Në një foto tjetër të siguruar nga Abc Neës në vendin e ngjarjes shihet se pranë këtij personi ndodhen efektivë të forcave “Shqiponja”. Kështu që nëse ka qenë vërtetë Ibrahim Lici, nuk dihet sesi ka mundur që të largohet pa u vënë re nga vendi i ngjarjes. Për më tepër që ndaj tij ka një urdhër arresti pasi është shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës.

Një tjetër detaj që duhet zbuluar nga grupi hetimor është arsyeja se përse djali i familjes Lici ishte futur në një zonë që konsiderohet “bastion” i fisit të Bajrave, pra në Dobraç. Për këtë çështje disa dyshime i ka ngritur gazetari i kronikës, Igli Çelmeta. Ai theksoi se Licajt janë tradhtuar nga njerëz afër tyre ose nga efektivë të inkrimuar të Policisë së Shtetit, duke iu dhënë informacione rivalëve. Forcat elitë RENEA vijojnë të jenë në Shkodër duke kryer disa operacione për kontrolle për kapjen e autorëve, por deri tani pa rezultate./ZËRI

Poll

MOS HUMB