
MILANO- Autoritetet italiane kanë shkatërruar një rrjet kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Gjatë operacionit u arrestuan 5 persona, dy janë lënë nën arrest shtëpie ndërsa një tjetër me detyrim paraqitje. Grupi kriminal brenda 6 muajsh ka trafikuar drogë kryesisht kokainë me vlerë rreth 5 milionë euro. Operacioni u zhvillua në disa zona të provincës së Milanos, në Sassuolo, Pavia, Monza dhe Modena.
Gjatë hetimeve u zbuluan lidhje mes të dyshuarve dhe organizatave të tjera kriminale me anëtarë shqiptar që drejtonin trafikun e drogës nga Belgjika, Holanda dhe Amerika e Jugut. Identifikimi i anëtarëve të grupit u zbulua me ndihmën e ekspertëve të Europol dhe Eurojust. /ZËRI