Aktualitet

Marrëveshja për emigrantët, pas Gjykatës së Romës edhe Katania kundërshton dekretin e ri të qeverisë Meloni

Pas Gjykatës së Romës dhe ajo e Katanias nuk e ka miratuar dekretin e ri të qeverisë për të ndryshuar listën e vendeve të sigurta.

I.F
Marrëveshja për emigrantët, pas Gjykatës së Romës
Anija Libra

KATANIA- Marrëveshja e emigrantëve po shkakton përçarje mes gjykatave në Itali dhe qeverisë. Pas Gjykatës së Romës dhe ajo e Katanias nuk e ka miratuar dekretin e ri të qeverisë për të ndryshuar listën e vendeve të sigurta.

Dy javë më parë, për të zgjidhur ngërçin e krijuar nga gjykata e Romës, e cila kundërshtoi transportimin e emigrantëve në qendrat e ndërtuara nga Italia në Gjadër, Këshilli i Ministrave miratoi listën me 19 vende të sigurta si ligj parësor. Duke qenë se Egjipti është pjesë e listës, qeveria italiane synonte që të mundësohej dëbimi i një emigranti të cilit iu refuzua kërkesa për të marrë lejeqendrim, pa shqyrtuar kërkesën për mbrojtje.

Por sipas gjykatave italiane të cilët duhet të vendosin Egjipti nuk është një vend i sigurt dhe kundërshtojnë ta lënë atë jashtë listes. Ndalesa e dytë erdhi nga gjykata e Romës për kërkesën për azil të njërit prej 12 emigrantëve, i cili u transferua në Shqipëri. Me këtë dispozitë, gjykata e Romës i referon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dekretin e ri për “vendet e sigurta”, duke kërkuar përgjigje urgjente dhe duke përmendur “ndërhyrjen e fundit të qeverisë italiane”.

Pak ditë më parë, gjykata e Bolonjës iu drejtua gjykatës së BE-së për të përcaktuar se cili është parametri në bazë të të cilit duhet të identifikohen kushtet e sigurisë që janë në themel të përcaktimit të një vendi të tretë si vend i sigurt i origjinës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB