Aktualitet

VIDEO/ Tensione para Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e Iris Luarasit

Teksa po hynte në Kuvend, makina e deputetes socialiste Iris Luarasi është qëlluar me vezë nga protestuesit

l.k
VIDEO/ Tensione para Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Teksa po hynte në Kuvend, makina e deputetes socialiste Iris Luarasi është qëlluar me vezë nga protestuesit. Prej disa minutash, deputetët e Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike kanë mbërritur në Kuvend, ku pritet të zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Protestuesit janë mbledhur pranë Kuvendit, ku do të zhvillojnë tubimin e tyre. Me thirrjet “Revolucion!”, “Parlament i krimit!”, “Nuk na përfaqësoni!” dhe “Rama, dorëheqje!”, ata janë vendosur përballë efektivëve të policisë, të cilët kanë rrethuar godinën e Parlamentit.

Kuvendi është rrethuar me gardhe metalike, në një perimetër më të gjerë se herët e tjera. Aktualisht, qytetarët dhe automjetet nuk lejohen të hyjnë në zonën e rrethuar, nga Rruga e Elbasanit drejt Pedonales dhe Ministrisë së Brendshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB