TIRANË-Protestuesit kanë mbërritur pranë Kuvendit, aty ku do të zhvillojnë tubimin e tyre. Me thirrjet “Revolucion!”, “Parlament i krimit!”, 'Nuk na përfaqësoni' dhe “Rama, dorëheqje!”, janë vendosur përballë efektivëve të cilët kanë rrethuar godinën e Parlamentit.
Në terren janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH) janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës.
Kuvendi është rrethuar me gardhe metalike, në një perimetër më të gjerë sesa herët e tjera. Momentalisht, qytetarët dhe automjetet nuk lejohen të hyjë brenda territorit të rrethuar nga “Rruga e Elbasanit” drejt pedonales dhe Ministrisë së Brendshme./ZËRI