Aktualitet

Sherr me grushte në Shkodër, dhunohet efektivi i policisë

Nikolin Përndoj dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona, ndërsa ndodhej jashtë orarit të shërbimit.

F.I
Sherr me grushte në Shkodër, dhunohet efektivi i policisë
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR-Një efektiv i Policisë Rrugore është dhunuar mbrëmjen e djeshme (22 korrik) në lagjen "Xhabije" të Shkodrës. Raportohet se bëhet fjalë për efektivin Nikolin Përndoj, i cili dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona, ndërsa ndodhej jashtë orarit të shërbimit.

Mësohet se efektivi është goditur me grushte pas një konflikti, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta shkaqet që çuan në përplasjen mes palëve. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës lidhur me dinamikën e ngjarjes dhe masat e marra ndaj personave të dyshuar.

Poll

MOS HUMB