Aktualitet

Përshkallëzohet situata, Policia hedh ujë me presion drejt protestuesve

Forcat e Policisë kanë përdorur ujë me presion dhe spraj me piper për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë në drejtim të efektivëve.

l.k
Përshkallëzohet situata, Policia hedh ujë me presion drejt
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË- Protesta para Parlamentit është përshkallëzuar në përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Siç shihet edhe në pamjet video, forcat e Policisë kanë përdorur ujë me presion dhe spraj me piper për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë në drejtim të efektivëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Përplasja po zhvillohet në hyrje të zonës së Toptanit, në krahun e Rrugës së Elbasanit. Në vendngjarje ndodhen edhe dy autobote me ujë të Policisë, të cilat po hedhin ujë me presion mbi turmën. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa nuk raportohet ende për persona të lënduar apo të shoqëruar nga uniformat blu./ZËRI

Poll

MOS HUMB