Aktualitet

VD-Veliaj tjetër mesazh nga burgu, tregon 'bandën' ku beson

Por një mesazh e ka edhe për mediat, duke u shprehur se postimet në rrjet duhet të merren seriozisht vetëm prej tyre.

F.I
VD-Veliaj tjetër mesazh nga burgu, tregon 'bandën' ku beson
Erion Veliaj

TIRANË-Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndodhet në burg, por komunikimin e tij e vijon me anë të rrjeteve sociale. Së fundmi Veliaj ka ndjekur çdo trend në "TikTok", duke gjetur kështu një metodë të re për reagimet e tij. Në një post të publikuar kryebashkiaku është treguar falenderues ndaj punëtorëve të Bashkisë Tiranë, duke i cilësuar si 'bandën' e vetme ku ka besim. Por një mesazh e ka edhe për mediat, duke u shprehur se postimet në rrjet duhet të merren seriozisht vetëm prej tyre.

"E vetmja “bandë” që kam besim janë punëtorët e Bashkisë së Tiranës, kështu që do të jem përjetë mirënjohës dhe i përulur,"-shkruan Veliaj në postimin e fundit.

"Mos e merrni jetën ose postimet e mia shumë seriozisht, përveç nëse jeni media. Ato, me çdo kusht, e shtrembërojnë për klikime, e ushqejnë me mërzitje dhe e analizojnë tepër. E kuptova. Thashethemet janë më të lehta se origjinaliteti,"-shkruan kryebashkiaku bashkangjitur videos, ku shfaqet me disa punëtorë të Bashkisë Tiranë.


Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash 'OJF'.

Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Veliaj është lënë në masën "arrest me burg", ndërsa Xoxa në "detyrim paraqitje", ndërsa për 6 biznesmenët që dyshohen se kanë bashkëpunuar me Veliajn janë lënë në "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitje."/ZËRI

Poll

MOS HUMB