Aktualitet

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

Djali i vogël i çiftit ishte në shoqërinë e të atit, pak para se të kryente vrasjen.

F.I
Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, djali i saj: Babi pasi hëngri akullore
Gentiana Hudhra

ITALI-Dy ditë pasi 45-vjeçarja shqiptare Gentiana Hudhra, u vra me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, djali i çiftit ka rrëfyer përjetimin kur mori vesh ngjarjen tragjike. Mediat italiane raportojnë se djali i vogël i çiftit ishte në shoqërinë e të atit, pak para se të kryente krimin tragjik. 

"Jam i shkatërruar, nuk mund të flas. Të shtunën pasdite shkova në një bar të haja akullore me babin, pastaj ai vrau mamin,"- u shpreh djali i vogël i Gentiana Hudhrës , Mario, 21 vjeç.

Mario së bashku me vëllanë e tij Samuel, 23 vjeç jetonin me nënën e tyre dhe tani janë vetëm. 

Nikollaq Hudhra vrau ish-gruan, me të cilën ishte i ndarë që nga viti 2021, duke përdorur një thikë me teh 18 centimetra, teksa ajo po shkonte në punë. Para hetuesve ai tha se e bëri këtë për të shpëtuar fëmijët. Ndërkohë, është urdhëruar autopsia mbi trupin e viktimës.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tolentino , rreth orës 8 të mbrëmjes së 14 qershorit. Ish-bashkëshorti i zuri pritë Gentianës dhe e qëlloi me thikë në rrugë. Vrasja ndodhi para shumë njerëzve që u përpoqën të ndërhynin, por për fat të keq, 45-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte. Pasi e goditi për vdekje me thikë, ai e goditi edhe me shqelma. Pastaj u ul në një stol duke pritur që të mbërrinte Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB