
SHKODËR- Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni ka dhënë më shumë detaje rreth vdekjes së 3-vjeçarit dhe gjendjes së motrës së tij të mitur. Halluni tha se si fillim i mituri erdhi me të vjella në spital, dhe mjekët kërkuan që ai të shtrohej, por babai i tij nuk pranoi.
Pas daljes nga spitali, fëmija u soll sërish ditën tjetër në gjendje të rëndë. Ndërsa 30 minuta më pas u transportua dhe motra e tij 6-vjeçe po me të njëjtat siptoma.
Fatkeqësisht 3-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa motra e tij është në gjendje të rëndë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) në Tiranë.
“Pacienti është paraqitur të premten më datë 21, në orën 16:40 me shenjat e të vjellave dhe nga mjekja roje është trajtuar për këto simptoma sipas protokollit të spitalit. Pas dy orësh, familjarëve është propozuar shtrimi i fëmijës në spitalin rajonal të Shkodrës. I ati ka vendosur firmën në kartelën e dokumentuar për të marrë fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin. Më datën 22, në orën 9:40 ka ardhur në repartin e Pedriatrisë në gjendje të rëndë pothuajse pa shenja jete. Në atë moment, 5 mjekë janë munduar të bëjnë reanimimin në repartin e Pediatrisë. Duke marrë parasysh shenjat dhe dekursin, është thirrur edhe reanimatori dhe për rrteh tre çerek ore kanë vijuar dhënien e ndihmës së shpejtë.
Fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë. Pas 30 minutash ka ardhur edhe e motra. Duke marrë parasysh situatën, nga stafi i Pediatrisë është vendosur transferimi në terapinë intensive në QSUT. Fakti që me të njëjta shenja është dhe e motra dhe janë organizuar të gjitha konsultat duke nisur me toksikolog për vendosjen e diagnozës. Në dijeninë time, nga kontaktet me mjektë e QSUT kemi të bëjmë me insuficencë kardiake respiratore”, tha Halluni.
Ndërsa, shefja e pediatrisë, Greta Naraçi tha se fëmijët mbërriten në spital në gjendje pothuajse pa shenje jete. Ndërsa në momentin kur prindërit u pyetën, në kartelë e kanë mohuar se dy të miturit kishin konsumuar diçka.
“Në momentin që fëmija ka ardhur në spital të shtunën në mëngjes ka patur insult kardiak në gjendje thuajse pa shenja jete. Shok kardiak është insufiçenc kardiake që mund të ndodhin për shumë arsye, në kartelë prindërit kanë mohuar se mund të kishin konsumuar diçka. Jo çdo prind duhet të firmosin, por bëhet kur vërehet rrezik”, shprehet Naraçi.
Një i mitur, vetëm 3-vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë por është zbuluar sot, pasi në gjendje të rëndë është edhe e motra e të miturit, vetëm 7-vjeç. Të dy fëmijët nga fshati Mjedë, Shkodër, shkuan në spital në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, motrës së tij, që po përjetonte simptoma të ngjashme dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Tiranës. Nuk dihet çfarë ka shkaktuar ngjarjen e rëndë, por Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së 3-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet se prindërit e të miturve kishin spërkatur magazinat me ilaç kundër minjve, por nuk është e qartë sesi ka ndodhur që të dy të miturit janë helmuar./ZËRI