Aktualitet

Vdekja e foshnjes shqiptare në Paros/ Çfarë po hetojnë autoritetet greke, skenarët kryesorë

Dje, babai i foshnjës shkoi në hetuesi dhe dëshmoi dhe më pas u lirua me kusht, ndërsa do të dëshmojë edhe nëna e saj.

k.m.
Vdekja e foshnjes shqiptare në Paros/ Çfarë po hetojnë
Foto ilustruese

GREQI- Një hetim i gjerë ka nisur për të zbuluar misterin e vdekjes së foshnjës 5-muajshe në Paros. Të martën, përfundoi autopsia mbi trupin e foshnjës, e cila nuk hodhi "dritë" mbi shkaqet e vdekjes, ndërsa priten përgjigje nga ekzaminimet toksikologjike dhe histologjike.

Dje, babai i foshnjës shkoi në hetuesi dhe dëshmoi dhe më pas u lirua me kusht, ndërsa sot do të dëshmojë edhe nëna e vajzës që humbi jetën. Skenari kryesor që mbetet në "tryezë" për Policinë e Sigurisë dhe Autoritetet Mjeko-Ligjore është se foshnja ka ndërruar jetë nga nxehtësia pasi dyshohet se ishte ekspozuar në diell ose në makinë për shumë orë. 

"Fillimisht çifti ishte në det dhe më pas e çuan fëmijën në makinë sepse po qante. Foshnja u fut në makinë për t'u qetësuar dhe u harrua në makinë, bënte shumë vapë, makina u bë zjarr dhe ndodhi ajo që ndodhi."

Një mik i çiftit jep një përshkrim të ngjashëm për Live Neës: Të dy kishin shkuar për të notuar, por foshnjën e zuri gjumi, e futën në makinë.

Një dëshmitar tjetër tha: Kishin me vete një foshnjë e vogël, ata nuk kishin çadër, as kapelë. Fëmija po qante shumë.

Çfarë pretendon familja?

Prindërit shqiptarë dhe fëmija i tyre më i madh dëshmuan se foshnja u zgjua duke qarë. Ata shkuan të gjithë në plazh për të notuar së bashku. Meqenëse foshnja vazhdonte të mos ishte mirë, ata u kthyen në shtëpi. Po ashtu, prindërit pohojnë se nuk e kishin lënë fëmijën as në diell dhe as në makinë.

Djali më i madh i familjes thotë: Ajo qëndroi në diell, ishim të gjithë bashkë, por nuk kishim marrë çadër. Ne qëndruam të gjithë bashkë për rreth një orë dhe pastaj ajo (foshnja) filloi të qante. Babai i tha mamit të shkonte ta ndërronte në makinë. Ajo kishte pushuar së qari, por kishte filluar të zverdhej dhe thamë të ikim. Ngjyra ishte e çuditshme. Ikëm të gjithë së bashku. Mami shkoi vetëm në spital. Ata ishin gjithmonë bashkë, mami dhe e vogla ishin gjithmonë bashkë, gjithmonë. Askush nuk e la vetëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB