Aktualitet

Vdekja e 33-vjeçarit u raportua aksidentale, i riu në Durrës shtyu për vdekje shokun e tij, si u zbulua nga Policia (DINAMIKA)

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më datë 2 dhjetor dhe Habibi e fshehu vrasjen për 8 ditë, derisa u zbulua nga procesi hetimor se ai qëndronte pas kësaj vrasje.

I.F
Vdekja e 33-vjeçarit u raportua aksidentale, i riu në Durrës
Momenti arrestimit

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku trupi i një 33-vjeçari u gjet në kanalin e ujëravë të zeza më datë 5 dhjetor. Pas hetimeve, është konstatuar se 33-vjeçari Branko Shkoza është shtyrë për vdekje nga shoku i tij 33-vjeçari Majlind Habibi. Mësohet se autori dhe viktima ishin në gjendje të dehur, por ky i fundit ka ngacmuar gruan e 35-vjeçarit, i cili e ka shtyrë atë nga ura duke shkaktuar vdekjen tij. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më datë 2 dhjetor dhe Habibi e fshehu vrasjen për 8 ditë, derisa u zbulua nga procesi hetimor se ai qëndronte pas kësaj vrasje. Shkoza, u raportua i zhdukur nga babai i tij më 4 dhjetor, i cili dëshmoi se kishte humbur kontaktet me të birin që prej datës 2 dhjetor. Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale nga Policia ditën e premte më datë 6 dhjetor.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës. Nga veprimet e para dhe kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur”, raportoi paraprakisht Policia e Durrësit.

Por, sot 4 ditë më pas, Policia arrestoi Majlind Habibin si të dyshuarin kryesor të vrasjes së 33-vjeçarit. Raportohet se dy të rinjtë ishin të dehur dhe motivi ka qenë se viktima i ngacmoi bashkëshorten. Autori e mbajti ngjarjen të fshehur për 8 ditë, por gjatë procesit hetimor u konstatua se ai shtyu shokun e tij nga ura. Në trupin e viktimës nuk u gjetën shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale. Pas provave të mbledhura nga autoritet, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i të riut.


“Hodhi nga ura për motive të dobëta shokun e tij dhe fshehu krimin, pas kontrolle intensive shërbimet e Policisë gjetën trupin e pajetë të 33-vjeçarit. Pas veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës nën drejtimin Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakti”, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit. Policia vuri në pranga autorin e dyshuar një 35-vjeçar, që dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit. Shtetasi H. Sh., banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit H.B. Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, pas një pune intensive hetimore të bëra në lidhje me denoncimin bërë nga një shtetas se nga u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit B. Sh., 33 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot Policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB