
ROMË- Dy persona janë arrestuar, njëri prej tyre shqiptar, nga autoritetet italiane në Romë, pasi po trafikonin lëndë narkotike. Shqiptari ishte duke shitur drogë në Romë në momentin kur u ndalua nga autoritetet. Gjatë operacionit, autoritetet italiane kanë sekuestruar me mbi një kilogram kokainë, një peshore elektronike, një lugë që maste sasinë e drogës, një makinë ambalazhi, si dhe 2500 euro cash.
Më pas, autoritete e huaja zhvilluan një operacion në shtëpinë e tij, kuefektivët arrestuan një të ri italian, i cili tentoi të arratisej duke u hedhur nga dritarja së bashku me një qese mbeturinash ku kishte futur 18 mijë euro.
Po ashtu, në qese autoritetet gjetën tre iPhone, 21 pako me hashash me peshë 100 gramë dhe 17 kavanoza me marihuanë. /ZËRI