Aktualitet

Në pritje të një tenderi...Të sëmurët me HIV nuk kanë kite, s'masin dot ngarkesën virale

Analiza dikur kryhej në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Teresa", por me dhënien me koncesion të laboratorit kjo analizë u ndërpre.

k.m.
Në pritje të një tenderi...Të sëmurët me HIV nuk
Foto ilustruese

TIRANË- Afro 1500 pacientë të diagnostikuar me "HIV-AIDS" nuk kanë marrë dot ngarkesën virale, të cilën duhet që ta kontrollojnë 2 herë në vit. Por në Shqipëri, të infektuarit kanë që në shkurt që nuk marrin atë që i nevojiten. Kjo analizë dikur kryhej në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Teresa", por me dhënien me koncesion të laboratorit kjo analizë u ndërpre. Tani kjo analizë bëhet në Institutin e Shëndetit Publik. Që nga shkurti, kjo analizë nuk është bërë më.

"Të pyetur nga Top Channel në Institutin e Shëndetit Publik shpresojnë që të furnizohen me kite në janar të vitit 2025, pasi sapo është përmbyllur tenderi ku është shpallur dhe fituesi,"-bën me dije "TopChannel".

Sipas protokollit që ndiqet në të gjithë botën, të gjithë rastet me HIV, çdo tre apo 6 muaj duhet të masin ngarkesën virale për të monitoruar sëmundjen. Por në mungesë të shërbimit që duhet ta ofrojë shteti, pacientët i janë drejtuar klinikave private që u kushton financiarisht, por u cënon edhe privatësinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB