
Pamje nga momenti arrestimit
DURRËS- Një vrasje është regjistruar këtë mbrëmje në Durrës ku një person është vrarë pas një konflikti të çastit. Mësohet se autori dhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur dhe janë zënë me njëri-tjetrin. Dyshohet se viktima ka ngacmuar gruan e autorit dhe ky i fundit e ka goditur me grusht, por viktima ka rënë në kanalin e ujërave të zeza ku dhe ka humbur jetën.
Autori është arrestuar nga Policia, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje. /ZËRI
Poll