Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria e Shkodrës nis hetimet ndaj prindërve dhe mjekëve për neglizhencë

Tashmë, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe do të vijojnë hetimet.

k.m.

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria e Shkodrës nis hetimet ndaj
Prokuroria e Shkodrës

SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për vdekjen e 3-vjeçarit. Në një reagim për mediat, Prokuroria e Shkodrës njofton se ka orientuar shërbimet e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Vaut të Dejës për kryerjen e veprimeve të para hetimore në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit. Tashmë, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe do të vijojnë hetimet.

"Lidhur me rastin e të miturit që ka ndërruar jete, ju bej me dije se Prokuroria e Shkodrës ka orientuar sherbimet e Policise Gjyqesore ne Komisariatin e Vau te Dejes për kryerjen e veprimeve te para hetimore. Eshte referuar materiali procedurial penal dhe prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe do vijojne hetimet për neglizhencë në trajtimin mjekesor. Nuk ka ende persona nen hetim por do të verifikohen veprimet e prinderve dhe të personelit mjekesor,"-thuhet në njoftim.

Në kuadër të hetimeve do të verifikohen veprimet, si të prindërve, ashtu edhe të personelit mjekësor lidhur me trajtimin e të miturit. Kjo pasi dyshohet se i mituri është neglizhuar nga bluzat e bardha. E po ashtu, edhe prindërit do të hetohen për pakujdesi. Ndërkohë pritet që të dalë edhe analiza që i është bërë të motrës së viktimës në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Teresa". Kjo pasi dyshohet se të dy të miturit kanë rënë në kontakt me helmin e miut, të hedhur nga prindërit në magazinën e familjes. Intoksikimi, i cili nuk dihet sesi ka ndodhur, është dyshimi kryesor, por nuk përjashtohen as mundësitë e tjera. 

Aktualisht në gjendje të rëndë është edhe motra e të miturit, e cila do të dërgohet për kurim më të specializuar në Turqi. Ndërsa ende nuk ka asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të nënës së dy fëmijëve, e cila për shkak të traumës dhe gjendjes së rëndë psikologjike ka bërë lindje të parakohshme. Në kushte urgjente ajo i është nënshtruar një operacioni dhe aktualisht, edhe ajo është në gjendje të rëndë për shkak të traumës së shkaktuar nga humbja e fëmijës dhe gjendja kritike në të cilën ka të bijën e mitur./ZËRI 

Poll

MOS HUMB