Një vatër e madhe zjarri u regjistrua pasditen e kësaj të enjteje në territorin e Bashkisë Belsh, pranë fshatrave Seferan dhe Merhojë. Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, flakët u përhapën me shpejtësi në disa drejtime, duke përfshirë sipërfaqe me ullinj, shkurre, bimësi të ulët dhe parcela bujqësore.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë në zonë, duke bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa u shmang përhapja e tyre në zona të tjera.
View this post on Instagram
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor pritet të kryejë verifikimet në terren për të përcaktuar shkakun e rënies së flakëve./ZËRI