Aktualitet

Shtëllunga tymi në Shkozet, magazina e fishekzjarreve përfshihet nga flakët

Ende nuk ka detaje nëse brenda magazinës ka pasur punëtorë dhe çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr të madh

l.k
Shtëllunga tymi në Shkozet, magazina e fishekzjarreve përfshihet
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë fishekzjarresh në Shkozet të Durrësit, pak minuta më parë.

Nga pamjet në vendngjarje dallohen shtëllunga të mëdha tymi që kanë përfshirë godinën. Ende nuk ka detaje nëse brenda magazinës ka pasur punëtorë dhe çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr të madh. Forcat e shërbimit zjarrfikës dhe ato të policisë ndodhen në terren, ndërsa për shuarjen e plotë të flakëve janë angazhuar gjashtë mjete zjarrfikëse nga Shijaku, Porti dhe Durrësi. Mësohet se, për shkak të situatës, qyteti i Durrësit ka mbetur pa furnizim me energji elektrike prej më shumë se 20 minutash./ZËRI

Poll

MOS HUMB