Aktualitet

U plagos nga shoku i klasës, 17-vjeçari: Sherri nisi para një muaji, profesori ishte në dijeni

Xhafa tha se sherri nisi 10 minuta para se të fillonte mësimi dhe arsyeja e konfliktit ishte se autori kishte foto të familjarëve të tij, ku shprehej se do i publikonte.

I.F
U plagos nga shoku i klasës, 17-vjeçari: Sherri nisi para një
I mituri

FIER- 17-vjeçari, Ydo Xhafa, që u plagos sot në mëngjes nga shoku i tij i klasës me biçak ka rrëfyer sesi ndodhi ngjarja e rëndë. Xhafa tha se sherri nisi 10 minuta para se të fillonte mësimi dhe arsyeja e konfliktit ishte se autori kishte foto të familjarëve të tij, ku shprehej se do i publikonte.

I mituri tha për “Report Tv” se i kërkoi t’i tregojë telefonin dhe të fshijë fotot, por autori ka refuzuar dhe në ato momente e ka plagosur.

“Gjithçka nisi duke bërë ai foto mua, familjes time dhe shokëve të mi, gjithashtu ehde familja e tij. Një dite kishte postuar më duket në një rrjet social dhe ia shpërndante shokëve të tij. Kështu vazhdoi, ka një muaj kjo situatë, nuk u mbyll me fjalë dhe jemi këtu ku jemi sot. Vuante nga një sëmundje besoj, nuk ishte mirë nga trutë, se nuk është hera e parë që e bënë ai. Ka ndodhur dhe shumë herë më para. Kam lajmëruar profesorin, më thoshte vuan nga mendorja, I kemi thënë dhe të atit të tij. Shokët nuk kanë reaguar, ata ikën, për fat të keq. Jemi shokë klase nuk kemi pasur probleme të tjera përveç fotove. Ngjarja ndodhi në korridor. 10 minuta para se të futeshim në mësim, ishim tek korridori i klasës, e i them nëse është e vërtetë që ti ke foto të familjarëve tanë, nëse i ke fshiji. E mbyllet këtu. U tensionua nga pyetjet e shumta. Ai reagoi duke nxjerrë biçakun. Ai ka gjithmonë biçak që e mban me vete. Nuk e di nëse ka qenë në dijeni drejtori, por e fshehu mirë kur u bë kontrolli. Ai më qëlloi në shpatull dhe në këmbë. U shmanga u futa brenda në klasë mbylla derën, por nuk e mbaja dot mbyllur për shkak të shpatullës. Ai e hapi me thikë në dorë. Erdhi mësuesja e më shpëtoi nga ai djalë. Falë asaj jam këtu. Kërkoj drejtësi. Dhe TikTok-u Snapchat që ai ka hapur të mbyllë. I kam folur disa herë, por puna arriti deri këtu,”- tha 17-vjeçari.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme “Mustafa Hoxha”, bëri me dije policia. Autori është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, teksai i është sekuestruar thika me të cilën goditi adoleshentin tjetër. Burime nga drejtoria e Policisë së Fierit pohojnë se autori ka deklaruar se janë zënë sapo kanë hyrë në oborr të shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme. /ZËRI

Poll

MOS HUMB