Aktualitet

Nxënësi plagos me biçak shokun në gjimnazin e Fierit, shkak një postim në 'Snapchat'

Nxënësit janë zënë sapo kanë hyrë në oborr të shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme.

F.I
Nxënësi plagos me biçak shokun në gjimnazin e Fierit,
gjimnazi Cakran

FIER- Një tjetër rast i përdorimi të mjetit prerës (thikë) nga të miturit është raportuar në Fier. Konflikti mes dy nxënësve ka ndodhur në ambjentet e shkollës së mesme Cakran. 17-vjeçari, B. Dalani ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin e tij, Ydo Xhafa nga e njëjta shkollë pas një konflikti mes tyre. Bëhet me dije se i plagosuri u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, teksai i është sekuestruar thika me të cilën goditi adoleshentin tjetër.

Burime nga drejtoria e Policisë së Fierit pohojnë se autori ka deklaruar se janë zënë sapo kanë hyrë në oborr të shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).

Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Rasti i fundit me pasojë vdekje, ishte ngjarja e ndodhur më 18 nëntor 2024 pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. 

Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t'u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën dhe ka lënë spitalin./ZËRI

Poll

MOS HUMB