Aktualitet

U përplasen gabimisht, zbardhet dinamika e plagosjes së 17-vjeçarit në oborrin e gjimnazit

Muça tha se ishte gabimisht dhe kërkoi falje për këtë, por Dani nuk e besoi dhe së bashku me disa shokë shkuan për ta dhunuar.

I.F
U përplasen gabimisht, zbardhet dinamika e plagosjes së
Pamje nga vendngjarja

FUSHË-KRUJË- Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e rëndë që ndodhi dje në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë-Krujë. Mësohet se dy nxënësit, i plagosuri Klisman Dani dhe autori Leonit Muça janë konfliktuar pasi janë përplasur me njëri-tjetrin. Muça ishte përplasur me Danin dhe ky i fundit i kërkoi llogari se përse e bëri këtë. Muça tha se ishte gabimisht dhe kërkoi falje për këtë, por Dani nuk e besoi dhe së bashku me disa shokë shkuan për ta dhunuar.

Menjëherë pas kësaj autori ka nxjerrë një biçak dhe ka qëlluar në qafë dy herë Danin. Si pasojë e plagëve të marr, 17-vjeçari u dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë. Fatmirësisht është jatë rrezikut për jetën. /ZËRI

Poll

MOS HUMB