Aktualitet

Debati për anijen me mbetje zhvendoset në Kuvend! Balla: Iku koha kur nuk zbatohej urdhri i Prokurorisë! Hoxha: S'i fshehim dot

Taulant Balla tha se për mbetjet, institucionet e linjës kanë nisur nga puna që të identifikojnë vendin ku do të vendosin për mbetjet në mënyrë që të mos ketë asnjë problematike mjedisore.

k.m.
Debati për anijen me mbetje zhvendoset në Kuvend! Balla: Iku koha kur
Agron Shehaj

TIRANË- Debati për anijet me mbetje të dyshuara të rrezikshme është zhvendosur sot në Kuvendin e Shqipërisë! Në fjalën e tij, ministri për Marrëdhëniet e Qeverisë për Parlamentin, Taulant Balla tha se për mbetjet, institucionet e linjës kanë nisur nga puna që të identifikojnë vendin ku do të vendosin për mbetjet në mënyrë që të mos ketë asnjë problematike mjedisore. Madje ftoi edhe opozitën që të ndjekë nga afër procesin.

Për anijen me 102 konteinerë me mbetje të dyshuara të rrezikshme pati një reagim edhe nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. 

"Urdhri i prokurorisë i rrethit gjyqësor Durrës ka dalë më 27 tetor dhe ka qenë ditë e dielë. Jemi koordinuar plotësisht për zbatimin e këtij urdhri. Të siguroj se nuk jemi në periudhën kur urdhrat e prokurorisë nuk zbatohen. Kjo periudhë ka mbaruar, nuk është më aktualitet. Në bashkëpunim me doganën, policinë e shtetit dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese po krijohet infrastruktura e përshtatshme e vendosjes konform ligjit të këtyre kontejnerëve në hapësirat publike që do të kontrollohen e monitorohen nga policia. Janë mbi 102 kontejnerë që kërkojnë infrastrukturë të posacme. Nuk janë kuti kartoni që mund ti fshehim e ti fusim kudo ku ju mendoni. Këto kontejnerë do të vendosen në hapësirë që monitorohen nga policia. Urdhri i Prokurorisë është totalisht ekzekutueshëm e po marrim masa në koordnim për ta bërë këtë urdhër të ekzekutueshëm. Koha e urdhrave të prokurorisë kur jepeshin e nuk ekzekutoheshin nuk ekziston më dhe për këtë shumë drejtues të policisë të atëhershëm janë në SPAK për të dhënë llogari se nuk zbatuan urdhrat,"- tha Hoxha.

Debate ka pasur edhe me deputetin e pavarur, Agron Shehaj, i cili është përplasur me kryeparlamentaren, Elisa Spiropali. 

Pjesë nga debati:

Elisa Spiropali: Keni kërkuar fjalën për cilën arsye për replikë? Po ju pyes pse e keni kërkuar fjalën?

Agron Shehaj: Për procedurë

Elisa Spiropali: Për procedurë apo për replikë? Është për të njëjtën çështje

Agron Shehaj: Zonja kryetare, (I fikin mikfrofonin dhe flet i revoltuar nga vendi)

Elisa Spiropali: E keni marrë disa herë fjalën për procedurë për të njëjtën çështje

Agron Shehaj: Po bëheni qesharakë

Elisa Spiropali: Se kush është qesharak e gjykon publiku. Mos mu drejtoni mua flisni për procedurë

Agron Shehaj: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, Keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancës

Elisa Spiropali: E doni fjalën apo jo?

Agron Shehaj: Do më lejoni të flas Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës, nuk mund të përjashtoni

Elisa Spiropali: Ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal. Nuk impresionohem nga këto poza. Jam kryetarja e Kuvendit dhe ju kam dhënë fjalën.

Pas fjalës së tij ka ndërhyrë deputeti socialist Erion Braçe, i cili në fjalën e tij ka ironizuar opozitën.

"Nga gjithë ky ligjërim m’u ngrit mikrofoni dhe dua t’i them ca fjalë! Derisa të zbatohet urdhri t’u jepet e drejta të gjithë deputetëve, me varka, avionë, dronë, milionerë, biznese, edhe atyre që dinë apo jo not, t’i monitorojnë kontejnerët që të mos ndodhë ajo qe këta kanë frikë, që anijet të fluturojnë apo zhyten. Deputetët të jenë të pranishëm me nuhatje, të bëjnë punën e ekspertëve policëve etj. Nuk ia futëm dot Taljlandës tani do helmokemi popullin shqiptar. Po u bënë pa deputetë analizat do të mbani përgjegjësi,"- tha Braçe./ZËRI

Poll

MOS HUMB