Aktualitet

U ndalua për verifikim, "Benz"-i luksoz rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester, procedohet 26-vjeçari (VIDEO)

Pas kontrollit, "Benzi", prodhim i viteve të fundit, u sekuestrua nga policia. 

zh.ll
U ndalua për verifikim, "Benz"-i luksoz rezulton i kërkuar
benzi i sekustruar

FIER- Një automjet tip "Benz" është ndaluar për verifikim nga Policia e Fierit, por gjatë kontrolleve rezultoi se ishte shpallur në kërkim nga Interpol Manchester. 

Pas kontrollit, "Benzi", prodhim i viteve të fundit, u sekuestrua nga policia. Sipas policisë, për këtë rast u procedua në gjendje të lirë një 26-vjeçar, i dyshuar për “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Njoftimi:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier, në kuadër të operacionit për verifikimin e burimit të të ardhurave për blerjen e automjeteve luksoze, ndaloi për verifikim një automjet tip “Benz”.

Gjatë verifikimeve, automjeti, prodhim i viteve të fundit, rezultoi i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester.

Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. D., 26 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale dhe evidentimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të mjeteve motorike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB