Aktualitet

U arrestua në vilën luksoze në Palasë/ GJKKO lë në burg Renardo Nallbanin, refuzon garancinë pasurore

Avokati mbojtës i të akuzuarit ka ofruar dhe garanci pasurore në këmbim të lehtësimin të masës së sigurisë, por kjo nuk u mor parasysh nga trupa gjykuese.

l.k
U arrestua në vilën luksoze në Palasë/ GJKKO lë në
Renardo Nallbani, inceneratori i Tiranës

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur ditën e djeshme të lërë në qeli pa afat biznesmenin Renardo Nallbanin, i cili u arrestua pak ditë më parë teksa qëndronte në një vilë lukzoze në Palasë.

Mësohet se është kërkuar nga prokurori i çështjes se gjykata të lërë në fuqi masën “arrest me burg” të caktuar më herët për Nallbatin. Avokati mbojtës i të akuzuarit ka ofruar dhe garanci pasurore në këmbim të lehtësimin të masës së sigurisë, por kjo nuk u mor parasysh nga trupa gjykuese.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në korrik 2024 GJKKO i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për akuzat e pastrimit të produkteve të veprës penale dhe kryerjes së veprave penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve të SPAK, Nallbani dyshohet se është pjesë e grupit të strukturuar kriminal të hetuar për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Grupi dyshohet se ka pastruar rreth 30 milionë euro pasuri përmes faturave fiktive nga 'Integratet Energy B.V. SPV', kompania që ka lidhur kontratën për Inceneratorin e Tiranës. Organi i akuzës, thotë se aktiviteti kriminal i këtij grupi është kryer në vazhdimësi që nga momenti i lidhjes së kontratës koncesionare.

Të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përdorur mekanizmin e nxjerrjes së shumave monetare nga llogaritë e shoqërisë koncesionare, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shfrytëzimit të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe përmes transferimeve në vlera cash, në shumën 1,283,390,609 lekë dhe 16,669,506 Euro.

Njoftimi i SPAK PËR NALLBATIN: "Renardo Nallbani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal."/ZËRI

Poll

MOS HUMB