Aktualitet

Sot etapa e parë!Turi i i çiklizmit "paralizon" vendin, ja cilat janë rrugët që bllokohen

Policia e Bashkiake ka njoftuar planin e masave në kuadër të aktivititet, ku bëri me dije se sotme, duke nisur nga 12:00 do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse kryesore për të lehtësuar zhvillimin e aktivitetit.

zh.ll
Sot etapa e parë!Turi i i çiklizmit "paralizon" vendin, ja
foto ilustruese

TIRANË- Sot, 18 maj, nis “Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026” në Tiranë. Policia e Bashkiake ka njoftuar planin e masave në kuadër të aktivititet, ku bëri me dije se sotme, duke nisur nga 12:00 do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse kryesore për të lehtësuar zhvillimin e aktivitetit.

Rrugët dhe bulevardet që do të preken përfshijnë Sheshin “Skënderbej”, bulevardet “Zogu i Parë”, “Dëshmorët e Kombit”, “Gjergj Fishta”, si dhe segmente të Unazës së Madhe dhe itinerarit Tiranë – TEG – Thumanë – Milot – Rrëshen – Reps.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugë alternative për të shmangur trafikun dhe vonesat gjatë zhvillimit të turit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Plan masash për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar sportiv “Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”.

Aktiviteti, i ndarë në 5 etapa, do të zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë, më datat 18, 19, 20, 21 dhe 22 maj 2026, dhe do të organizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe me bashkitë përkatëse. Në aktivitet do të marrin pjesë skuadra çiklistike nga Shqipëria, vendet e Ballkanit dhe Europa.

Nisur nga fakti se Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të përshkojë disa nga akset dhe qytetet kryesore të vendit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili do të angazhojë strukturat vendore të Policisë, shërbimet e Policisë Rrugore dhe strukturat mbështetëse, me objektiv garantimin e rendit publik dhe sigurisë rrugore, eskortimin e çiklistëve dhe mbarëvajtjen e aktivitetit gjatë gjithë itinerarit.

Itinerari i etapave do të jetë si më poshtë:

-Etapa I-data 18.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.

-Etapa II-data 19.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.

-Etapa III-data 20.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.

-Etapa IV-data 21.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.

-Etapa V-data 22.05.2026
Orari i bllokimit: 10:00
Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.

Policia e Shtetit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë maksimalisht të angazhuara për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

Turi i ndarë në 5 etapa do të zhvillohet në vendin tonë më datat 18, 19, 20, 21 dhe 22 maj 2026. Turi i çiklizmit fillon në Tiranë dhe mbaron në Vlorë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB