Aktualitet

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Elbasan, nis hetimi

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe autorësinë.

F.I
Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Elbasan, nis
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN-Një shpërthim me lëndë eksploziv është regjistruar në Elbasan. Lëna plasëse është vendosur në oborrin e një banese aktualisht të pabanuar. Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe autorësinë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45 të datës 17.03.2026, Policia është njoftuar se dyshohej se në oborrin e banesës në pronësi të shtetasit shtetasit K. Ç. (objekt aktualisht i pabanuar), është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB