Aktualitet

Aksident në Lezhë! Humb jetën drejtuesi i një mjeti bujqësor

Për shkak të plagëve të marra, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje

M.K.
Aksident në Lezhë! Humb jetën drejtuesi i një mjeti
FOTO ILUSTRUESE

LEZHË– Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Torovicë të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, një person, i cili po lëvizte me një mjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes ai ka mbetur poshtë mjetit.

Për shkak të plagëve të marra, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në terren kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB