foto nga vendi i ngjarjes
DURRËS– Një konflikt mes dy të rinjve është regjistruar këtë të mërkurë pranë sheshit ''Pranvera'', në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur me një debat verbal në një pikë postare të zonës, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike. Forcat ''Shqiponja'' kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar. Ndërkohë, i riu i dhunuar është transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
View this post on Instagram
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në konflikt./ZËRI
Poll