Aktualitet

Detaje të reja nga tragjedia në Shkodër: Në banesën e djegur gjendet një bombol gazi dhe një shishe me benzinë

Bëhet me dije se brenda banesës së djegur janë gjetur një bombol gazi dhe një shishe me benzinë.

l.k
Detaje të reja nga tragjedia në Shkodër: Në banesën e
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia në fshatin Domen, ku 24-vjeçarja Bleona Çelaj, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën.

Bëhet me dije se brenda banesës së djegur janë gjetur një bombol gazi dhe një shishe me benzinë. Dyshohet se në banesën e shkrumbuar ka pasur edhe shpërthime. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nga policia nëse bombola e gazit ka qenë shkaku i zjarrit. Banesa e pabanuar u përfshi nga flakët rreth orës 13:10, duke u marrë jetën tre viktimave. Trupat e nënës dhe dy fëmijëve të saj u gjetën mes rrënojave të banesës, e cila ishte shkrumbuar plotësisht.

Shtëpia ndodhej në një zonë të thellë malore, rreth 30 minuta në këmbë nga rruga automobilistike, dhe ishte pothuajse tërësisht e djegur kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje. Vështirësia e terrenit ka penguar ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të emergjencës. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike. /ZËRI

Poll

MOS HUMB