Aktualitet

Trafik armësh nga Mali i Zi te bandat/ Këta janë dy të rinjtë që u kapën në flagrancë, u zbuluan nga përgjimet (FOTO)

Dy prej tyre, Donati Jaku banues në Shkodër dhe Florian Gjeta banues në fshatin Domje, u kapën teksa lëviznin me automjet në zonën e Freskut, ndërëa bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim. 

zh.ll
Trafik armësh nga Mali i Zi te bandat/ Këta janë dy të
Donati Jaku dhe Florian Gjeta

TIRANË- Personat në foto janë të rinjtë të cilët trafikonin armët nga Mali i Zi, dhe i shisnin në Tiranë, të cilët u kapën gjatë një operacioni pas një hetimi 2 mujor. Dy prej tyre, Donati Jaku banues në Shkodër dhe Florian Gjeta banues në fshatin Domje, u kapën teksa lëviznin me automjet në zonën e Freskut, ndërëa bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim. 

Jaku dhe Gjeta kishin fshehur armë në automjetin e tyre, të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë. Automjeti i tyre u ndalua për kontroll, ndërsa brenda në makinë policia gjeti dhe sekuestroi 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer), që do të shiteshin në zonën e Freskut në një grup kriminal me bazë në këtë zonë.

Të rinjtë u zbuluan nga disa përgjime të bëra më herët, ndërsa hetimi zbardhi të plotë dinamikën e trafikut. Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve. Më herët ka jetuar në Angli, vend ky dyshohet po ashtu ta ketë ushtruar të njëjtin aktivitet. Madje, në rrjetet e tij sociale ai ka publikuar foto me armë në brez. 

Trafik armësh nga Mali i Zi te bandat/ Këta janë dy të
Florian Gjeta

Policia njofton se vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast./ZËRI

Poll

MOS HUMB