TIRANË- GJKKO dënon me 2 vite e 20 ditë burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro në lidhje me dy raste “shpërdorim detyre”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Si dhe heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muj muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie. Pezullimi në 2 vite shërbim prove dhe heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
Më 13 mars, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 2 vite e 20 muaj heqje lirie, Jorgo Goron, pasi u gjet fajtor për veprat penale "shpërdorim detyre" dhe "tjetërsim të provave". Gjykata e Posaçme ka vendosur po ashtu 2 vite burg për ish-juristin në Hipotekën e Vlorës Vezir Gjikoka (me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj) dhe 3 vite heqje lirie për Jerasimo Bashin (me gjykim të shkurtuar 2 vite burg). Ky i fundit (ish-Drejtor i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki) bashkë me Goron kanë ndërmarrë veprime korruptive gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke tjetërsuar dy prona. SPAK, në episodin e parë rezulton se ata kanë çuar për regjistrim një pasuri me dokumentacion të rremë. Ndërsa në të dytin për një sipërfaqe toke kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Ndaj rreth 10 mijë m2 tokë në zonën e Dhërmiut kaluan në favor të shtetit./ZËRI