Aktualitet

Tjetër aksident me vdekje në vend! 32-vjeçari përplaset me barrierat mbrojtëse, humb jetën

I riu ka humbur drejtimin e mjetit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse. 

F.I
Tjetër aksident me vdekje në vend! 32-vjeçari përplaset me
FOTO ILUSTRUESE

POGRADEC-Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është resgjistruar në vend. Policia njofton se një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pas një aksidenti rrugor në aksin Lin–Pogradec. I riu ka humbur drejtimin e mjetit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse. 

Për shkak të përplasjes së fortë, shoferi ka humbur jetën, ndërsa është plagosur lehtë një pasagjer. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor "Lin–Pogradec", shtetasi A. I., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. I., ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Poll

MOS HUMB