Aktualitet

31 ditë protestë! Pas tubimit para Parlamentit, qytetarët mblidhen te Kryeministria

Pas përfundimit të këtyre zhvillimeve, qytetarët janë rikthyer në sheshin Skënderbej, nga ku pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ashtu si edhe në ditët e mëparshme, për të mbajtur fjalimet e tyre

M.K.
31 ditë protestë! Pas tubimit para Parlamentit, qytetarët
Foto nga protesta

TIRANË-Pas tubimit të zhvilluar paraditen e sotme përpara Kuvendit, qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin Skënderbej, ku po vijojnë protestën e cila shënon ditën e 31-të të saj.

Gjatë kohës që në Parlament zhvillohej seanca plenare, protestuesit u grumbulluan jashtë godinës së Kuvendit, ku pati tensione dhe përplasje me efektivët e Policisë. Pas këtyre incidenteve, ata u zhvendosën përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkuan lirimin e personave të shoqëruar gjatë protestës.

Pas përfundimit të këtyre zhvillimeve, qytetarët janë rikthyer në sheshin Skënderbej, nga ku pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ashtu si edhe në ditët e mëparshme, për të mbajtur fjalimet e tyre. Edhe në këtë ditë të 31-të të protestës nuk mungojnë pankartat, flamujt kuqezi me shqiponjën dykrenare dhe brohoritjet e protestuesve. Protestës i janë bashkuar fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

Qytetarët vijojnë të kërkojnë plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Poll

MOS HUMB