Aktualitet

"Thoni që e gjetëm tek Ekonomiku"/ Zbardhet ngjarja te "Gjuta": Dy e nisën për spital 18-vjeçaren, të tjerët lanë gjakun e fshehën armët (EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme, e reja, e dashura e nipit të Vladimir Gjutës, ka qenë në hotel "Gjuta" me 22-vjeçarin, Erisjaldo Gjuta.

zh.ll
"Thoni që e gjetëm tek Ekonomiku"/ Zbardhet ngjarja te
Foto ilustruese

TIRANË- Është zbardhur dinamika e plagosjes së 18-vjeçares Natalia Murati, ngjarje e ndodhur në mesnatë në hotelin “Gjuta” në Sauk. Mbrëmjen e djeshme, e reja, e dashura e nipit të Vladimir Gjutës, ka qenë në hotel "Gjuta" me 22-vjeçarin, Erisjaldo Gjuta. Ky i fundit, nuk ndodhej në dhomë në ato momente. Ai ka qenë jashtë së bashkë me babain e tij, Sajmir Gjuta, dhe kanë dëgjuar të shtënat.

18-vjeçarja ka marrë armë e zjarrit që i dashuri e mbante pa leje dhe raportohet se është vetëplagopsur në gjoks. Kur kanë hyrë në dhomë, Erisjaldo dhe Sajmir kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe Mirvete Gjutën, nëna e 22-vjeçarit dhe Vladimir Gjutën, xhaxhai i të riut. Të katërt ata, kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes, kanë marrë e fshehur armën dhe kanë larë gjakun në vendngjarje.

Më pas, Mirvete Gjuta dhe Elvir Gjuta, kushëri i 22-vjeçarit, janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe sipas burimeve, janë porositur të deklarojnë që “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”. Pas hetimit, rezultoi se vajza në fakt ishte vetëplagosur në hotelin e tyre. Më herët, 18-vjeçarja dyshohet se ka tentuar edhe herë tjetër për t’u vetëdëmtuar.

Aktualisht në pranga kanë rënë Mirvete dhe Vladimir Gjuta (nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit). Vladimir Gjuta, pronari i hotelit, një eksponent i njohur për uniformat blu. Më 20 shkurt të 2020-ës ai ra në prangat e policisë pasi u kap me armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, vend ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë: Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta(babë e bir) dhe Elvir Gjuta(kushuri me 22-vjeçarin). Këta shtetas akuzohen për moskallëzim krimi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB