Aktualitet

‘Kam gabuar në jetë’! U vetëqëllua me armë në hotel, 18-vjeçarja: I dashuri…Policia sqaron ngjarjen: E reja është vetëplagosur

Vajza ka deklaruar se ka qenë vetëm në dhomë në momentin që është vetëplagosur.

F.I
‘Kam gabuar në jetë’! U vetëqëllua me armë
hotel gjuta ku ndodhi ngjarja

TIRANË- Është zbardhur dëshmia e Natalia Muratit, 18-vjeçares e cila u vetëplagos me armëzjarri në një hotel në Tiranë.

Vajza ka deklaruar se ka qenë vetëm në dhomë në momentin që është vetëplagosur. Ndërsa i dashuri i saj ndodhej jashtë me personat e tjerë. 18 vjeçarja ka pohuar se ka tentuar dhe herë tjetër të dëmtojë veten duke pirë medikamente.

Kam gabuar në jetë”, ka deklaruar ajo.

Sipas Policisë së Tiranës, 18 vjeçarja shtë paraqitur në spital e plagosur me armë zjarri dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E reja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, ndërsa nga veprimet e shpejta hetimore të kryera dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk. Megjithatë, Policia nuk sqaron se në çfarë rrethana është plagosur vajza dhe kush ka qenë me të në dhomën e hotelit.

18-vjeçarja është transportuar nga spital nga Mirvete Rexhmati dhe Erisjaldo Gjuta, të cilët dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Mirvete Rexhmati dhe Vladimir Gjuta janë dy të arrestuarit, ndërsa në kërkim janë 3 të tjerë, mes tyre edhe i dashuri i 18-vjeçares Erisjaldo Gjuta, si dhe Sajmir Gjuta e Elvira Gjuta. Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje.

Njoftimi:

Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri.

Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. M., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB