
TIRANË-Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar për temperatura ekstreme në ditët në vijim. Sipas njoftimit raportohet se termometri do të shënojë 40 gradë Celcius në ditët në vijim, duke shtuar rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.
Qytetarëve, veçanërisht të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore, u kërkohet të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe të tregojnë kujdes me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.
REAGIMI:
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashikimet e IGJEO dhe ERCC paralajmëron se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale. U bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe tregoni kujdes me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura. Raportoni çdo zjarr apo tym në numrin 128 ose 112!