Aktualitet

Të shtënat në Tiranë/ Plagosi me plumb në bark fqinjin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (EMRI)

Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur shtetasi Ilirjan Dosti 45-vjeçar, i cili u transportua menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

zh.ll
Të shtënat në Tiranë/ Plagosi me plumb në bark fqinjin,
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri u regjistrua një natë më parë në Tiranë, ku një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në ambientet e një lokali në rrugën “Imer Ndregjoni”. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur shtetasi Ilirjan Dosti 45-vjeç, i cili u transportua menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë sot, blutë e Tiranës bëjnë me dije se është identifikuar autori. Bëhet fjalë për shtetasin Astrit Dautaj 53-vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Policia vijon punën intensive për kapjen e tij, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë dje, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit Ilirjan Dosti, 56 vjeç, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, si autor të dyshuar të plagosjes. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç u raportua më herët, bëhet fjalë për një sherr mes fqinjëve, që ka degraduar deri në përdorimin e armës. Sipas burimeve, autori i dyshuar i ngjarjes është komshi me të plagosurin, ndërsa konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur për shkaqe banale. Sipas të njëjtave burime, autori ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes, çka ka përshkallëzuar konfliktin që ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB