Aktualitet

Efektivi e arrestoi, Ledio Hajdini merr hak! Jep porosi nga burgu: I vë zjarrin makinës së policit

Autori Albano Merkaj është arrestuar, teksa është identifikuar edhe porositësi i ngjarjes.

F.I
Efektivi e arrestoi, Ledio Hajdini merr hak! Jep porosi nga burgu: I vë
pamje nga ngjarja

VLORË-Është zbardhur ngjarja në Vlorë, ku automjeti i efektivit Denis Prifti u dogj qëllimisht më 14 prill. Autori Albano Merkaj është arrestuar, teksa është identifikuar edhe porositësi i ngjarjes. Ledio Hajdini ka dhënë porosinë nga burgu për djegien e automjetit të Policit, pasi ky i fundit rezulton ta ketë arrestuar më datë 2 prill pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Merkaj i vendosi zjarrin makinës së efektivit në këmbim të 1 milion lekëve.

Njoftimi i policisë:

Policia zbardh dhe dokumenton në kohë të shpejtë djegien e qëllimshme të automjetit në pronësi të një punonjësi policie.

Si pasojë e zjarrit u përfshi nga flakët dhe një automjet tjetër. Identifikohet, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i zjarrvënies.

Gjithashtu është dokumentuar me prova ligjore dhe porositësi për djegien e automjetit, i cili ndodhet me masë sigurie "Arrest në burg".

Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti me të cilin lëvizte autori i dyshuar.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe profesionale, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent kriminal, si autor i dyshuar i zjarrvënies.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas më datë 14.04.2026, ka djegur automjetin e markës “Ford C-Max”, në pronësi të punonjësit të Policisë D. P.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, është përfshirë dhe është dëmtuar edhe një automjet tjetër i markës “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. K.

Në vijim të veprimeve hetimore, është bërë identifikimi i porositësit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit L. H., 35 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet me masë sigurie “Arrest në burg”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me një operacion policor të datës 02.04.2026, gjatë të cilit shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”, ndër të cilët ishte edhe punonjësi i Policisë D. P., kanë kapur në flagrancë shtetasin L. H., pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për implikimin e personave të tjerë të mundshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Poll

MOS HUMB