
TIRANË- Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Ali Demit në Tiranë. Rreth orës 23:00, 5 të rinjë janë konfliktuar brutalisht me njëri tjetrin duke përdorur sende të forta dhe shkopa bejsbolli. Përplasja fizike me sende të forta shkaktoi edhe plagosjen e 26-vjeçarit të identifikuar me inicialet G.K. Sherri mes tyre agravoi edhe në përdorimin e armëve të zjarrit. Kjo sepse një prej të rinjve qëlloi me armë zjarri në ajër. Pas ngjarjes, 4 persona janë shpallur në kërkim: F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç. Po ashtu, po hetohet edhe i plagosuri nga përplasja, pasi ka dhënë dëshmi kontradiktore për Policinë. Hetimet për të zbardhur ngjarjen vazhdojnë, ndërsa janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin. Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26 vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI