SARANDË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Thimjo Rubati 50-vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet për një atentat të organizuar, pasi 50-vjeçari është qëlluar nga dy persona të maskuar, mbi një motor. Ende nuk dihen shkaqet e të shtënave, si dhe identiteti i personave të përfshirë, ndërsa dyshohet për një atentat të organizuar.
Thimjo Rubati rezulton person me precedentë të shumtë penalë, për trafik klandestinësh, kontrabandë, armëmbajtje pa leje, i skeduar për trafik mjetesh motorike.
Ndërkohë, ngjarja e sotme, ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku një natë më parë u dhunua oficeri i Policisë Mihal Velço. Për atë episod dyshohet se janë përfshirë djali i Thimjo Rubatit dhe dy shokët e tij, të tre persona me precedentë penalë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa detaje të tjera pritet të mesohen në vijim./ZËRI