Aktualitet

Plagoset 25-vjeçari në Kamëz, konflikti nisi për vendin e parkimit, autori në arrati

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku dy të rinj janë përplasur për shkaqe banale.

k.m.
Plagoset 25-vjeçari në Kamëz, konflikti nisi për vendin e
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një sherr për një vend parkimi ka përfunduar me një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku dy të rinj janë përplasur për shkaqe banale. Si pasojë e përplasjes, njëri prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në këmbë një 25-vjeçar, i identifikuar si Mikel Xhetani. Ky i fundit ndodhet në spital, ndërsa Policia është vënë në lëvizje për kapjen e autorit të plagosjes. 

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB