Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, policia: Qëlloi drejt një servisi celularësh, në pranga një 18-vjeçar

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta kapin rreth 3 kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja. 

zh.ll
Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, policia: Qëlloi
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së premtes në Kamëz. Sipas njoftimit të policisë, një 18-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të një servisi celularësh, ndërsa më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta kapin rreth 3 kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja. 

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar nga policia.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, i janë vënë në ndjekje autorit të dyshuar dhe, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. M., rreth 18 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale.

Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Në përfundim të hetimeve do të jepet një njoftim më i plotë për rastin.

Poll

MOS HUMB