
TIRANË- Disa të shtëna me armë zjarri në ajër kanë tmerruar banorët e Institutit paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, një nga personat e përfshirë ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër. Megjithatë nuk ka mundur që të shkojë shumë larg, pasi është vendosur në pranga. Gjatë kontrollit që i është ushtruar, të identifikuarit me inicialet Y. C, i është gjetur vetëm arma e zjarrit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në Institut, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta është qëlluar me armë zjarri në ajër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar për veprime të metejshme shtetasin Y. C, i dyshuar i përfshirë në konflikt. Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar. Punohet për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Në përfundim të hetimeve do të jepet një njoftim më i plotë për rastin.