
GOLEM- Një 21-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Golem! I riu, i identifikuar si Luiz Keqi, është plagosur me armë zjarri nga 36-vjeçari Shpëtim Dedja. I riu është dërguar në spital me dëmtime në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës te rrethrrotullimi i Golemit.
"Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim, shtetasi L. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës, me dëmtime në këmbë, të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi Sh. D., 36 vjeç, banues në Golem. Po punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit,"-njofton Policia./ZËRI