TIRANË-Teksa Shqipëria po përballet prej vitesh me emigrimin masiv të infermierëve drejt Gjermanisë, Italisë dhe vendeve të tjera europiane, duket se të huajt po zëvendësojnë bluzat e basdha. Së fundi raportohet se rreth 100 studentë nga India janë regjistruar në programin e Infermierisë në një universitet privat në Tiranë.
Sipas lajmit të bërë publik nga universiteti Mesdhetar i Tiranës, ky fluks studentësh të huaj po cilësohet si një hap drejt ndërkombëtarizimit të arsimit shëndetësor dhe zgjerim të bashkëpunimit në fushën e infermierisë.
Një tjetër çështje shkruan JOQ, lidhet me tregun e punës në vend. Shqipëria prej vitesh përballet me largimin masiv të infermierëve drejt vendeve si Gjermania, Italia dhe shtete të tjera europiane, ku pagat dhe kushtet e punës janë shumë më të mira.