TIRANË-Policia e Tiranës ka ekzekutuar pesë masa sigurie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Raportohet se dy shtetas kanë përvetësuar një tokë prej 2,350 m² në fshatin Mëzez, duke përdorur dokumente të falsifikuara me ndihmën e punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Sipas vendimit të gjykatës, masa “Arrest në burg” është caktuar për shtetasin Denis Bakalli 45 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Ndërkohë, masa “Arrest në shtëpi” është vendosur ndaj Imer Çelaj 59 vjeç, i dyshuar për të njëjtën vepër penale. Dyshohet se Denis Bakalli dhe Imer Çelaj kanë kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe toke 2350 m² në fshatin Mëzez, që ishte pronësi të një shtetasi tjetër, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me 3 punonjësit e ASHK-së.
Tre zyrtarët e AKSHI-t janë pezulluar nga detyra, teksa akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi:
Ekzekutohen masa sigurie për 5 shtetas, të akuzuar për falsifikim dokumentesh ose shpërdorim të detyrave.
Vendoset sekuestro preventive mbi një sipërfaqe toke në fshatin Mëzez, që është përfituar në mënyrë të paligjshme nga 2 prej këtyre shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Kontrata”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i datës 03.03.2026, i Gjykatës së Tiranës, që ka caktuar masat e sigurisë për 5 shtetas, si vijon:
-“Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin D. B., 45 vjeç;
-“Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin I. Ç., 59 vjeç;
-“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. S., 49 vjeç, F. Z., 35 vjeç dhe Th. L., 41 vjeç, punonjës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Nga hetimet dyshohet se shtetasit D. B. dhe I. Ç. kanë kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe toke 2350 m² në fshatin Mëzez, që ishte pronësi të një shtetasi tjetër, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me 3 punonjësit e ASHK-së.
Më tej, Gjykata ka caktuar sekuestro preventive për këtë sipërfaqe toke.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.